Vdes një femër në aksident trafiku

Autori:Gazeta Fjala

peje-nje-i-vdekur-ne-aksident-trafiku

Një femër ka humbur jetën pas një aksidenti trafiku që ka ndodhur mbrëmë në fsahtin Rudare të Zveçanit.

Sipas policisë, në aksident ishin të përfshirë dy vetura, njëra e tipit Golf me targa lokale dhe një transportues Scania me targa të Serbisë.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesja e automjetit Golf dhe e njëjta nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë në spitalin e Mitrovicës”

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, transmeton Klan Kosova.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/vdes-nje-femer-ne-aksident-trafiku/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala