Vdes ish-presidenti i Perusë pasi qëlloi veten me revole

Autori:Gazeta Fjala

47A61503-9D58-48AC-BA1C-C0FC8FCB4445_cx0_cy5_cw0_w1023_r1_s-600x360

Ish-presidenti i Perusë, Alan Garcia, është vetëvrarë.

Ai e qëlloi veten me armë kur policia shkoi për ta arrestuar në lidhje me akuzat se ka marrë ryshfet në periudhën sa ka qenë në detyrën e presidentit.

Fillimisht ishte raportuar se nga plagët e marra, gjendja e tij ishte kritike mirëpo më pas u njoftua se Alan Garcia ka vdekur në spital. Një turmë mbështetësish u mblodhën jashtë spitalit por u ndalën nga një kordon i policisë.

Vdekja e tij u konfirmua nga presidenti i tanishëm, Martin Vizcarra.

Ish-presidenti i Perusë, Alan Garcia, është akuzuar për marrjen e ryshfetit nga kompania ndërtuese braziliane Odebrecht. Hetuesit thonë se ai mori ryshfet nga kompania gjatë mandatit të tij të dytë në detyrë, lidhur me një projekt të ndërtimit të linjës së metrosë në kryeqytet.

Por, zoti Garcia kishte thënë se ai është viktimë e persekutimit politik.

Alan Garcia ishte presidenti nga viti 1985 deri në vitin 1990, ndërkaq fitoi edhe një mandat tjetër pesëvjeçar në vitin 2006 deri më 2011.

Kompania Odebrecht është në qendër të skandalit më të madh të korrupsionit në Amerikën Latine. Në bazë të një marrëveshje të pranimit të fajësisë në vitit 2016 me Departamentin e Drejtësisë të SHBA-së, kompania pranoi që u ka paguar zyrtarëve të korruptuar në mbarë Amerikën Latine rreth 800 milionë dollarë në këmbim të kontratave të mëdha të infrastrukturës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/vdes-ish-presidenti-i-peruse-pasi-qelloi-veten-me-revole/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala