Vdes gjeografi i njohur Riza Çavolli

Autori:Gazeta Fjala

lajmii-vdekja-600x360-1

Të premten, në orët e para të pasdites, ka vdekur në moshën 89 vjeçare themeluesi i Departamentit të Gjeografisë, Prof. Dr. Riza Çavolli.

Për vdekjen e të ndjerit ka njoftuar në profilin e tij në facebook historiani Jahja Drançolli, i cili edhe i ka bërë një profil të shkurtër Çavollit.

“ U shua nga jeta Prof. dr. Riza Çavolli: Shkenca e Kosovës humbi njërin të themeluesit e Departamentit të Gjeografisë në Universitetin e Prishtinës, si dhe njohësin e shkëlqyeshëm të gjeografisë regjionale…!” ka shkruar Drançolli, ndërkohë që ka bërë me dije varrimi i të ndjerit bëhet nesër në ora 12:00 në varrezat e qytetit në Prishtinë.

“Në Prishtinë, në orët e para të pasdites së 1 nëntorit 2019, ka ndërruar jetë Prof. dr. Riza Çavolli, një ndër gjeografët më të shquar të kombit. Është shquar për njërin ndër lëvruesit e gjeografisë regjionale të Kosovës dhe të Shqipërisë, lëmi në të cilën shkroi shumë libra studimore dhe universitare, ndër të cilat duhet veçuar: “Gjeografia rajonale e Rrafshit të Dukagjinit (1977), dhe “Gjeografia rajonale e Kosovës (1997). Në vitin 1969 u zgjodh kryetar i Shoqatës së Gjeografëve të Kosovës, pastaj ishte shef i Departament të Gjeografisë dhe nga viti 1975 emërohet për dekan të Fakultetit të Shkencave Natyrore të Universitetit të Prishtinës” ka vazhduar Drançolli.

Një profil më të gjatë të Çavollit mund ta lexoni këtu.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/vdes-gjeografi-i-njohur-riza-cavolli/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala