Vdekja e Astorit, dy mjekë nën hetim për vrasje në Kaljari dhe Firence

Autori:Zekirja Shabani

917230072-640x425

Kur kanë kaluar më tepër se 9 muaj që nga data kur qendërmbrojtësi dhe njëherazi kapiteni i Fiorentinës, Davide Astori humbi jetën në hotel, gjatë një grumbullimi para ndeshjes me Udinesen, fakte tronditëse kanë dalë nga hetuesit e ngjarjes.

Sipas mediave italiane, mbrojtësi italian kishte kryer elektro-kardiogramën në korrik të 2016-ës, për të marrë certifikatën e aftësisë sportive dhe në të ishte konstatuar një ekstrasistolë në dy morfologji, një tregues se “kutia elektrike” e zemrës nuk funksiononte siç duhet.

Pyetja që ka ngritur Prokuroria italiane në këtë rast është nëse duhej certifikuar Astori për të luajtur futboll, apo duhej ndalur. Ekspertët thonë se në rast të një konstatimi të tillë, urdhërohet kryerja e të tjera ekzaminimeve, për të zbuluar nëse kemi të bëjmë me sëmundje vdekjeprurëse të zemrës.

Në fakt Astori vuante nga një formë fillestare e kardiomiopatisë aritmogjene të barkushës së djathtë, e cila vret në mënyrë progresive qelizat miokardit, duke zëvendësuar ato me qelizat e yndyrës dhe fijor që mund të pengojnë funksionimin normal të zemrës dhe të shndërrohen në sëmundje vdekjeprurëse.

Po sipas mediave italiane, Prokuroria e Firences po heton për “vrasje me dashje” dy mjekë italianë, që vijnë nga strukturat publike, të ngarkuara për certifikimin e futbollistëve, në lidhje me aftësinë e tyre për të ushtruar sport.

Davide Astori u gjet i vdekur mëngjesin e 4 Marsit të këtij viti në një hotel në Friuli, ku skuadra e tij Fiorentina kishte udhëtuar për të luajtur në atë mesditë sfidën me Udinesen vendase. Ndarja nga jeta e Astorit bëri që të shtyheshin ndeshjet e kampionatit italian, ndërsa të nesërmen në homazhe morën pjesë mijëra njerëz nga bota e sportit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/vdekja-e-astorit-dy-mjeke-nen-hetim-per-vrasje-ne-kaljari-dhe-firence/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala