Vazhdon përplasja virtuale e Matoshit me bashkëpunëtorin e Mustafës

Autori:Gazeta Fjala

Halil-Matoshi-650x358

Halil Matoshi, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka sulmuar edhe sot nëpërmjet një shkrimi në Facebook, bashkëpunëtorin e ngushtë të ish-kreut të ekzekutivit, Isa Mustafa. Ky reagim i Matoshit vjen pas akuzave të Gecajt, i cili i drejtoi edhe sot ndaj këshilltarit të Haradinajt, duke thënë se ai po i del në mbrojtje Presidentit, që dikur vazhdimisht e ka sulmuar.

Shkak i përplasjes mes Matoshit dhe Faton Abdullahut e Bajram Gecajt janë bërë disa deklarata të Presidentit të vendit, Hashim Thaçi, dhe çështja e demarkacionit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Ky është postimi i plotë i Halil Matoshit:

Bajram Gecaj, unë jam shkrimtar e jo druvar – sakica të qoftë ty!
Bajram Gecaj, unë kam qenë gjatë, për 35 vjet gazetar dhe analist politik dhe e kam bërë punën time profesionale në mënyrë më brilante të mundshme, pa modesti të rrejshme, dhe për këtë jam shpallur tre herë gazetar i vitit në Kosovë dhe jam autor i dhjetë librave, por kurrë nuk jam shfaqë në publik si patriot arkaik, andaj vetia që ma përshkruan është e huaj për muai!
Ti personalisht e ke luajt rolin e patriotit me profesion, pra streha yte prej horri ishte kujdestaria mbi mendësinë e opozitës, sa ishe ngat pushtetit.
Pra unë për patriotizmin e kam një botëkuptim tjetërfarësh nga mentaliteti Juaj provinicial, mua më intereson patriotizmi ligjor/kushtetues dhe jo ai i patriotizmit si profesion që e ke ushtru gjatë dhe po vazhdon ta bësh akoma.
Unë e kam thënë edhe në tekstin tim të parë se kam qenë kritik edhe i Presidentit Thaçi, por në këtë rast unë i dal në mbrojtje të vërtetës, argumentimit, dhe jo atij personalisht – ngase këtu jemi në shërbim e për punë – e jo për me u hangër në baza personale dhe ad hominem!
Ndërsa e pranoj se nuk më pret sakica jo në një vend por fare, unë nuk jam druvar Bajram, jam shkrimtar dhe mendoj, pra shkruaj!
Sakica të qoftë ty!
Dhe vetmia e madhe…
P.S.
Unë jam në punë shtatë ditë në javë nga 12 – 16 orë në Zyrën e Kryeminsitrit Haradinaj, i cili punën e ka kult e jo llafologjinë, sëkëndejmi nuk kam kohë tutje të merrem me kotera si qifti yt!
Me kaq e mbyll këtë debat.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/vazhdon-perplasja-virtuale-e-matoshit-me-bashkepunetorin-e-mustafes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala