Vazhdon kolapsi energjetik: Shumica e Kosovës deri të dielën pa rrymë

Autori:Gazeta Fjala

KEK_plants_-_Obiliq

Qytetaret e Kosovës deri në fund të kësaj jave do të përballen me mungesë të rrymës. Rënia e bllokut A4 është duke e vështirësuar furnizimin me energji metrike nga ana e KEK’ut.

Zyrtar nga KEDS kanë treguar për Gazetën Fjala se gjendja aktuale është alarmante. Ata kanë thënë se aktualisht janë duke e importuar sasinë më të madhe të rrymës. E siç thonë ata kjo situatë është duke u sjell edhe telashe të mëdha.

Ata kanë treguar se pas pak do të informojnë mediat për situatën aktuale përmes një njoftimi. /Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/vazhdon-kolapsi-energjetik-shumica-e-kosoves-deri-te-dielen-pa-rryme/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala