Vazhdon dhuna ndaj të akuzuarve të Kumanovës

Autori:Gazeta Fjala

kumanove-635x358

Vazhdon keqtrajtimi brutal ndaj të akuzuarve në rastin “Lagja e Trimave”. I akuzuari Enver Hoxha Kljan nga dhuna që i është ushtruar nuk është në gjendje që të ndjek seancën gjyqësore. Ankesa se mbi ta është ushtruar dhunë fizike deklaruar edhe Lirim Krasniqi, Genc Sefa, Esat Tafegjolli, Andi Krasniqi, Shefqet Kallaqi, Rufki Dogani, përderisa i akuzuari Mendirit Rustemi ka kërkuar kontroll nga psikologu ndërsa gjendja e Mirsad Qerimi është përkeqësuar shumë me çka avokatja mbrojtëse kërkoi edhe intervenim nga një mjek specialist.

Seanca gjyqësore është ndërprerë për një orë për shkak që të kryet kontroll mjekësor tek të akuzuarit të cilët kanë raportuar se mbi ta ushtrohet dhunë. Ndërkohë edhe gjykatësja e lëndës ka kërkuar nga MPB që të merren masa mbi këtë çështje.

Avokatët mbrojtës Naser Raufi dhe Artene Ademi thanë se nëse vazhdon keqtrajtimi i të akuzuarve ato do të bojkoton seancën.

Përderisa të akuzuarit ankoheshin për maltretime, pjesëtarët e sigurisë së ambientit fyenin dhe ofendonin të akuzuarit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/vazhdon-dhuna-ndaj-te-akuzuarve-te-kumanoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala