Vazhdojnë pritjet në disa pika kufitare

Autori:Gazeta Fjala

kolona

Zyrtarë të Policisë së Kosovës thonë se pritjet në vendkalimin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Merdarë, dhe te Dheu u Bardhë,sado që janë shkurtuar, vazhdojnë të zgjasin deri në një orë.

Në bazë të shënimeve të Policisë së Kosovës, radhët e automjeteve në kufirin në Merdarë dhe atë te Dheu i Bardhë, në dalje, arrijnë deri në 200, respektivisht 300 metra.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i tha Radios Evropa e Lirë se gjendja lidhur me fluksin e automjeteve dhe udhëtarëve nëpër të gjitha vendkalimet e tjera kufitare, raportohet të jetë normale.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/vazhdojne-pritjet-ne-disa-pika-kufitare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala