Vazhdojnë largimet të punëtorëve nga KEDS-i

Autori:Gazeta Fjala

keds-1

Listës së punëtorëve të larguarve nga puna në KEDS, që nga dje i janë shtuar edhe disa.

Që nga mëngjesi i djeshëm, e deri më sot janë larguar nga puna gjithsej shtatë punëtor. Punëtorët e larguar janë nga të gjitha qytetet e Kosovës, dhe të gjithë janë me përvojë të gjatë pune në këtë ndërmarrje.

Që nga dje sa ishin katër punëtor të larguar, tani janë edhe tre të tjerë në këtë listë.

Të gjithë këta janë të pakënaqur me vendimin e djeshëm të KEDS-it. Ata kanë thënë që nuk janë paralajmëruar e as nuk i janë dhënë arsye pse duhet të lirojnë vendin e punës.

Ganimete Visoqi është njëra nga këta punëtorë, të cilës i është kumtuar dje lajmi për tu larguar nga puna.

Visoqi ka thënë për Infokusin se nuk e pranon assesi vendimin për largim nga puna, dhe se do të ndjek hapat e më tutjeshëm për të kundërshtuar këtë vendim të KEDS-it.

“Unë punoj që dhjet vite në KEDS, nuk me kanë dhënë kurrfarë arsye pse më kanë largu nga puna, veç më kanë thënë që nuk të vazhdohet kontrata. Unë do të vazhdoj me procedura ligjore dhe ankesa ngase nuk e pranoj këtë vendim”, ka thënë Visoqi.

Minire Fejza është e larguara tjetër e cila po ashtu është dashur ta liron vendin e punës, pas vendimit të KEDS-it për largimin e saj. Fejza po ashtu nuk ka marrë kurrfarë arsye kur i është kumtuar lajmi.

“Unë kam punuar fillimisht në faturim dhe pastaj te qendra e thirrjeve. Dje më është kumtuar lajmi, më është bërë e ditur se më duhet të largohem nga puna. I kam pyetur për arsyet e largimit dhe më kanë thënë që kë qenë e shkëlqyer në punë, por na duhet ta ndërpresim kontratën”, theksoi Fejza për Infokusin.

Vendimi i KEDS-it nuk është i pranueshëm as për kryetarin e sindikatës së punëtorëve të KEDS-it, Hysni Gashin. Ai ka thënë se vazhdimisht kërkon një arsye për largimin e këtyre punëtorëve nga menxhmeti i KEDS-it, por nuk i është dhënë asnjë përgjigje.

“Që nga dje janë bërë shtatë punëtor të KEDS-it të cilëve i janë ndërprerë kontratat e punës. Unë vazhdimisht i kam kërkuar arsye lidhur me këtë vendim, por nuk kam më është thënë asgjë. Në do të përpiqemi që të marrim një përgjigje, ngase të gjithë punëtorët janë punëtor me përvojë të gjatë, dhe është i pakuptimit ky vendim”, ka thënë Gashi.

Infokusi ka provuar gjatë tërë ditës që të marrë përgjigje nga menaxhmenti i KEDS-it, por asnjë nga këta zyrtar nuk është përgjigjur dhe as nuk ka dhënë ndonjë arsye./Infokusi.com

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/vazhdojne-largimet-te-punetoreve-nga-keds-i/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala