Valencia synon mbrojtësin maroken të Ajaxit!

Autori:Gazeta Fjala

Screenshot_2-641x460

Valencia po monitoron me kujdes mbrojtësin e Ajax, Noussair Mazraoui.

Marokeni prej kohësh ndiqet edhe nga anglezet e Tottenham dhe Leicester, por së fundmi edhe spanjollët dëshirojnë shërbimet e tij.

21-vjeçari ishte një nga lojtarët kyç të sezonit te kaluar, kur Ajax triumfoi në Eredivisie dhe arriti deri në gjysmënfinalet e Champions League.

Mazraoui arriti të luante në 48 takime në të gjitha kompeticionet, duke e ndihmuar skuadrën edhe me 4 gola të shënuar, ndërkohë që më të pakta kanë qenë hapësirat për të në sezonin aktual, duke luajtur në 6 takime, kjo ndikuar edhe nga problemet muskulore që ka patur.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/valencia-synon-mbrojtesin-maroken-te-ajaxit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala