Valencia: I duam dy yjet e Interit

Autori:Gazeta Fjala

geoffreykondogbiafcinternazionalevbolognaaqojirknn6px_1502529165-2200736

Valencia është duke kërkuar transferimin e Geoffrey Kondogbia dhe Jeison Murillos nga Interi
Mateu Alemany, drejtori ekzekutiv i Valencias, ka konfirmuar se janë duke bërë përpjekje për blerjen e Geoffrey Kondogbias dhe Jeison Murillos nga Interi

“Murillo është afër një marrëveshjeje, por asgjë nuk është nënshkruar deri tani”, ka deklaruar Alemany në konferencën për media.

“Por, për transferimin e Kondogbia ka shumë vështirësi. Do të duhet të presim pak më shumë”, ka theksuar ai.

Kondogbia së fundi ka braktisur stërvitjet e Interit me qëllim që të transferohet te Valencia.

Nerazurrët pritet që ta shesin francezin, por së pari do ta dënojnë me të holla për gjestin që ka bërë.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/valencia-i-duam-dy-yjet-e-interit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala