Ushtria e Kosovës kërkon ndryshim të Kushtetutës

Autori:Zekirja Shabani

ushtria

Para se të dërgohet për aprovim në Kuvendin e Kosovës, Ligjin për Transformim të FSK-së në Forcë të Armatosur të Kosovës, duhet të ndryshohet Kushtetuta.

Kështu ka thënë Ministri i Forcës së Sigurisë Haki Demolli, në një intervistë për Radio Kosovën. Këto ndryshime duket se nuk do të jenë aspak të lehta për shkak tënumrit të votave që kërkohen në Kuvend.

“Gjithsesi duhet të amendamentohet Kushtetuta, sepse me Kushtetutën aktuale është e paraparë si Forcë e Sigurisë së Kosovës. Prandaj, kërkohet që pikërisht në kapitullin që ka të bëjë me institucionet e sigurisë së vendit, të emërtohet, respektivisht të përcaktohet misioni i Forcës së Armatosur të Kosovës. Kështu që, paraprakisht, duhet të bëhen ndryshime, e pastaj të vije ligji për aprovim. Dua të them se, për ndryshimin e Kushtetutës tani më nevojitën votat e dy të tretave të deputeteve dhe dy të tretat e deputeteve të pakicave”, ka thënë Demolli.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ushtria-e-kosoves-kerkon-ndryshim-te-kushtetutes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala