“Ushtria duhet të formohet këtë vit”

Autori:Gazeta Fjala

ushtri

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati u ka bërë thirrje institucioneve të vendit që në këtë përvjetor jubilar të shpalljes së pavarësisë ta përshpejtojnë procesin e transformimit të FSK-së.

Kastrati në një intervistë për “Epokën e re” ka deklaruar se institucionet e Kosovës së bashku me NATO-n dhe palët tjera duhet të ulen dhe ta trajtojnë një strategji e cila parasheh formimin e shpejtë të Forcave të Armatosura të Kosovës.

Ai ka thënë se formimi i ushtrisë së Kosovës është bërë nevojë e kohës.

Ish-komandanti i FKS-së ka theksuar se me formimin e Forcave të Armatosura, me rinimin e Policisë së Kosovës dhe me profesionalizimin e mëtejmë të Inteligjencës, sfidat në fushën e sigurisë do të jenë shumë më të lehta

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ushtria-duhet-te-formohet-kete-vit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala