Ushtria amerikane hyn në Siri

Autori:Gazeta Fjala

rusia-bombardon-shkoll-euml-n-n-euml-siri-12-f-euml-mij-euml-t-euml-vdekur_hd

Forcat speciale të ushtrisë amerikane kanë hyrë në veri të Sirisë. Ata shihen në një video të publikuar në Twiter, nga një ushtar i opozitës siriane.

Gjithashtu faqja informative Al Ahd e Libanit njoftoi se burimet siriane kanë deklaruar se disa marinca amerikane me automjete të blinduara kanë hyrë në perëndim të qytetit kurd Tel Abjad në pjesën veriore të provincës Raka në veri të Sirisë, raporton agjencia e lajmeve ruse Sputnik, transmeton Indeksonline.

Sipas këtij burimi, forcat amerikane kanë vendosur një qendër vëzhguese në lartësitë e fshatit Monbateh në Tel Abjad dhe në afërsi të kufirit të Sirisë dhe Turqisë. Sipas burimeve siriane numri i forcave ushtarake amerikane në veri të Sirisë arrin në 300 trupa.

Vlen të theksohet se lëvizjet e fundit të Amerikës në veri të Sirisë bëhen njëkohësisht me publikimin e lajmeve për afrimin e fillimit të operacioneve për çlirimin e qytetit Raka, qendër kryesore e grupit terrorist ISIS në Siri, i cili nuk është shumë larg nga rajonet kurde në veri të Sirisë si Tel Abjad.

Grupi terrorist ISIS ka pushtuar qytetin Raka në vitin 2013.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ushtria-amerikane-hyn-ne-siri/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala