Ushqimet që përmirësojnë memorien tuaj

Autori:Gazeta Fjala

68125468721392222-1024x615-min

Më poshtë janë disa prej ushqimeve që ju ndihmojnë me memorien tuaj.

Avokado

Avokado përmirëson rrjedhën e oksigjenit në tru që mpreh kujtesën dhe përmirëson shëndetin e përgjithshëm të trurit.

Peshku

Peshqit si salmoni, skumbria dhe trofta mund të mbrojnë trurin tuaj nga dëmtimi dhe përmirësimi i funksioneve të tij. Këto lloje të peshqve përmbajnë acide yndyrore, omega-3 të cilat kanë përfitime të fuqishme shëndetësore për trurin dhe zemrën.

 

Molla

Konsumoni mollët por pa i qëruar. Lëkura e mollëve është një antioksidant që mund të parandalojë sëmundjen e Alzheimer. Gjithashtu, molla e kuqe është më e dobishme për trurin tuaj sesa molla jeshile.

Çokollata

Çokollata e zezë ka antioksidantë të cilat janë jashtëzakonisht të dobishëm për zemrën dhe trurin tuaj. Për më tepër, çokollata mund të rrisë përqendrimin dhe kujtesën.

Boronicat

Boronica është burim i pasur i antioksidantëve që mbron trurin nga dëmtimi dhe stresi oksidativ. Boronicat gjithashtu përmirësojnë funksionet njohëse si marrja e vendimeve, arsyetimi, kuptimi verbal, si dhe neurotransmetimi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ushqimet-qe-permiresojne-memorien-tuaj/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala