Ushqimet që luftojnë dhimbjet e artritit reumatik

Autori:Gazeta Fjala

rtriti-650x358

Simptomat e artritit reumatik përfshijnë dhimbjen, ngurtësim të muskujve, lodhje dhe humbje peshe.

Por shkencëtarët kanë krijuar një listë ushqimesh që kanë efekte të mira në simptomat e pacientëve me artrit.

Frutat më të mira janë kumbullat e thata, shega, rrushi, boronica, molla, pjeshka dhe mango. Të gjitha këto reduktojnë inflamacionin dhe mbrojtje ndaj shkatërrimit të kockave.

Gruri, orizi, tërshëra, misri, elbi dhe thekra gjithashtu reduktojnë inflamacionin, thonë studiuesit e universitetit KIIT në Indi.

Ndërsa nga bulmetet është i mirë kosi, pasi redukton tendosjen, ënjtjen dhe inflamacionin. Xhinxheri dhe shafrani i Indisë gjithashtu rekomandohen për vetitë mbrojtëse kundër komplikacioneve të përbashkëta. Vaji peshkut dhe i ullirit reduktojnë gjithashtu forcimin.

“Pacientët që vuajnë nga artriti reumatik duhet të heqin dorë nga dietat e përgjithshme, alkooli dhe duhani në ushqimet mesdhetare, perimet, dietat e thjeshta siç këshillohen nga mjeku apo dietologu”, thotë Bhawna Gupta, një nga autorët e studimit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ushqimet-qe-luftojne-dhimbjet-e-artritit-reumatik/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala