Ushqimet që luftojnë aciditetin e lartë në stomak

Autori:Gazeta Fjala

Bloated_1500_2669452a

Nëse vuani nga refluksi acid, me siguri e dini çfarë nuk duhet të hani. Thënia “Stop” gjatë gjithë kohës me siguri ju bezdis.

A ka ndonjë ushqim që mund ta hani pa asnjë problem? Përgjigja është, fatmirësisht, po.

Ashtu si disa ushqime kanë veti ta përkeqësojnë refluksin, ka edhe ushqime të tjera që mund të luftojnë inflamacionin dhe ta mbulojnë stomakun me barriera mbrojtëse.

Ja cilat janë disa nga ushqimet që duhet t’i përfshini patjetër në dietën tuaj, nëse vuani nga refluksi acid.

Xhenxhefili

Me siguri përdorni xhenxhefil sa herë keni dhimbje barku. Vetitë e tij anti-inflamatore mendohet të ndihmojnë gjithashtu edhe në lehtësimin e refluksit acid. Provoni të përgatitni një çaj me xhenxhefil të freskët të tretur në ujë të ngrohtë.

Banane

Dihet që frutat me shumë acide, si portokalli, grejpfruti ose manaferrat mund ta përkeqësojnë refluksin. Ndërsa ushqimet alkaline me pehash të lartë mund të neutralizojnë aciditetin në stomak dhe ndihmojnë në lehtësimin e simptomave. Me pehash 4.5-5.2, bananet mund të konsumohen pa asnjë problem nga ata që vuajnë nga refluksi acid.

Pjepri

Ashtu si bananet, edhe pjepri është një tjetër frut i lartë në alkaline. Përgatitni lëngje me pjepër ose shalqi për të lehtësuar simptomat e refluksit acid. Perimet e gjelbra Ka një milionë arsye përse duhet të konsumoni perime të gjelbra. Një arsye shumë e rëndësishme është: Perimet e gjelbra si shpargu, sallata jeshile, spinaqi, lakrat janë të gjitha të pasura në alkaline.

Perimet e gjelbra

Ka një milionë arsye përse duhet të konsumoni perime të gjelbra. Një arsye shumë e rëndësishme është: Perimet e gjelbra si shpargu, sallata jeshile, spinaqi, lakrat janë të gjitha të pasura në alkaline.

Bollgur

Të gjitha llojet e drithërave janë të mira për lehtësimin e simptomave të refluksit. Megjithatë, bollguri mund të jetë veçanërisht më i mirë, duke qenë se forma e tij xhelatinoze ndihmon në mbrojtjen e stomakut.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ushqimet-qe-luftojne-aciditetin-e-larte-ne-stomak/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala