Ushqimet që duhet të hani kur keni temperaturë

Autori:Gazeta Fjala

banner-3-1-690x380-550x303

Temperatura e lartë nuk është sëmundje por simptomë.

Asnjëherë mos e ulni temperaturën në mënyrë drastike me ilaçe antipiretikë, si: ibuprofen, naproksen, ketoprofen etj.

Diçka e tillë mund të ngatërrojë diagnozën dhe tek fëmijët e vegjël mund të shkaktojë konvulsione, shkruan revista Shije.

Ushqime që duhen preferuar: Personat me temperaturë nuk kanë oreks. Energjitë e tyre në fakt nuk mund të përqendrohen tek tretja, por shfrytëzohen për të prodhuar antitrupa.

Zgjidhni produkte të ushqyeshëm, por të lehtë: Kosi, fruta të pjekur, lëng mishi pule (i pasur me antibiotikë natyralë).

Ushqime që duhen evituar: Ushqime që kërkojnë një impenjim tretës, si: lloje të ndryshme të sallamit, ëmbëlsirat, mishi i kuq, ngjëratat.

Qumësht me mjaltë dhe sherbelë: Në një filxhan qumësht të valuar zieni për 10 minuta 10 gram lule sherbele të freskët, duke e ëmbëlsuar me një lugë mjaltë. Pini dy filxhanë në ditë.

Valim ulliri: Zieni për 10 minuta 20 gram gjethe të thata ulliri. Pini një filxhan kafeje nga ky çaj kur të nevojitet.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ushqimet-qe-duhet-te-hani-kur-keni-temperature/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala