Ushqimet më të mira për të luftuar stresin

Autori:Gazeta Fjala

avogado

Sidomos femrat do të kenë dëshirë për karbohidrate, veçmas ëmbëlsira. Në vijim ju shpalosim listën e disa artikujve ushqimorë, me ndihmën e së cilave do ta largoni stresin.

Avokado

Avokado është e pasur me “luftëtarët kundër stresit”. Me kalium dhe acidet e ngopura. Shkencëtarët theksojnë se acidet yndyrore përmirësojnë mënyrën se si truri thith serotoninë, që është përgjegjës për disponim të mirë.

Arrat indiane

Janë ushqime të shkëlqyeshme të grimcuara, por edhe i shërbejnë shëndetin. Po ashtu, arrat indiane ndihmojnë në heqjen e kileve shtesë. Janë të pasura me zink, përderisa nivelin e mangët të zinkut shkencëtarët e lidhin me depresion dhe stres. Nevojitet që çdo ditë të konsumoni ushqime që përmbajnë zink, pasi që trupi ynë ‘nuk i përgatit’.

Kamomili

Çaji nga kamomili në mbarë botën njihet si pije që qetëson. Hulumtimi i kryer në universitetin amerikan në Pensilvani ka zbuluar se personat që vuajnë nga ankthi që kishin konsumuar çajin e kamomilit kishin rënie të simptomave të ankthit dhe stresit.

Shpargujt

Edhe nëse nuk i keni fort në qejf, nuk do të ishte e preferuar t’i shmangni. Janë shumë të pasur me acid folik, e cila është ‘meritore’ që ta mbani gjakftohtësinë. Përgatisni ashtu si ju përgjigjet juve, në sallatë, të gatuara, me vezë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ushqimet-me-te-mira-per-te-luftuar-stresin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala