Ushqimet më të mira për të luftuar stresin

Autori:Gazeta Fjala

Carrot-Juice-Celery-Spinach-Vegetables

Ndonjëherë për të luftuar stresin duhet vetëm të zgjidhni ushqimet e duhura.

Nëse ju duket se keni humbur kontrollin dhe çdo gjë po shkon keq, merrni frymë thellë dhe zgjidhni ndonjë nga ushqimet e vendosura në këtë listë.

Portokaj

Vitamina C që gjendet në portokaj dhe në agrumet e tjera do t’ju ndihmojë të tejkaloni prezantimet stresuese, një ditë të mbushur me takime ose intervistat për punë.

Prandaj, do të ishte një ditë e mrekullueshme nëse do të shtrydhni një lëng të freskët të portokallit ose do ta hani atë si frut.

Bananet

Stresi përshpejton metabolizmin, duke shpenzuar kështu rezervat e kaliumit që është një burim kyç i energjisë.

Mbani bananet, të pasura me kalium në tavolinën tuaj, si një “ndihmë e parë” në situata stresuese.

Karrotat

Nga stresi ndonjëherë nofulla shtrëngohet dhe prandaj është një ide e mirë që të përtypni diçka, që do t’ju ndihmojë të heqni qafe tensionin e muskujve.  Ideja më e mirë është karrota.

Bajamet

Përveç se bajamet janë të pasura me vitaminë E që ndihmon stimulimin e sistemit imunitar, bajamet gjithashtu përmbajnë vitaminë B që mund të ndihmojnë trupin për t’u përballur me stresin dhe ankthin.

Spinaqi

Kjo perime përmban magnez që ndihmon në reduktimin e stresit, relakson trupin dhe parandalon dhimbjet e kokës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ushqimet-me-te-mira-per-te-luftuar-stresin-2/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala