Ushqimet e jetëgjatësisë

Autori:Gazeta Fjala

2-129-780x439

Ajo çfarë hani nuk ndikon vetëm në peshën dhe energjinë tuaj – por ndikon edhe në atë se sa gjatë do të jetoni.

Kjo për shkak se njerëzit nuk vdesin thjesht nga mosha, por për shkak të sëmundjeve që vijnë si pasojë e stileve të pashëndetshme të jetesës, transmeton Telegrafi.

Prandaj, është e rëndësishme t’i dëgjoni këshillat e ekspertëve dhe të ushqeheni shëndetshëm.

Më poshtë e keni një listë me gjërat të cilat duhet t’i konsumoni për një jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme:

Kafja

Një studim i ri sapo ka zbuluar një lidhje mes konsumimit të kafes dhe shëndetit të zemrës, duke i mbështetur studimet e mëhershme të cilat sugjeronin se konsumuesit e kafesë janë më të prirë të jetojnë më gjatë.

Ushqimet e djegësta

Ushqimet pikante jo vetëm se jua djegin gojën, por edhe jua zgjasin kohën tuaj në këtë jetë! Një studim i vitit 2015 me pothuajse 500.000 kinezë ka zbuluar se ngrënia e ushqimeve të djegësta një apo dy herë në javë është ndërlidhur me 10 për qind reduktim të rrezikut të vdekjes së parakohshme.

Arrat

Studimet e këtij viti kanë zbuluar se ata të cilët hanë arra, bajame, kikirika, etj., janë më pak të prirë të zhvillojnë sëmundje të zemrës – që do të thotë se janë më të prirë të shijojnë jetë të gjatë e të shëndetshme.

Salmoni

Salmoni është i pasur me vitamina e minerale, dhe ndërlidhet me rrezik më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare – rrjedhimisht vdekjes së parakohshme.

Boronicat

Ngjyra e veçantë e boronicave vjen nga një antioksidant i quajtur ‘anthocyanin’. Sipas ekspertëve, antioksidantët që gjenden në boronica e mbrojnë trupin nga kanceri, sëmundjet e zemrës, dhe sëmundjet e trurit si ajo e Alzheimerit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ushqimet-e-jetegjatesise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala