Unitedi tenton t’ia rrëmbejë Sanchezin Cityt

Autori:Gazeta Fjala

auto_sancho1515674940

Manchester Unitedi ka bërë ofertë për transferimin e Alexis Sanchezit nga Arsenali pasi Jose Mourinho po tenton t’ia shuajë shpresat Manchester Cityt në garën për kilianin.

Sanchezi tashmë është pajtuar me kushtet personale me Cityt që i ka ofruar 250 mijë funte në javë, derisa Arsenalit i ka ofruar 20 milionë për shërbimet e 29-vjeçarit. Arsenali ende nuk i është përgjigjur ofertës, por The Guardian raporton se Unitedi ka hyrë në garë për të duke ofruar 25 milionë funte.

Me këtë propozim Sanchezi do të fitonte më shumë sesa ka ofruar City, ndërsa Arsenalit ia ka mundësuar transferimin e Henrikh Mkhitaryanit, por paga e lartë e armenit ka bllokuar këtë mundësi

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/unitedi-tenton-tia-rrembeje-sanchezin-cityt/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala