United ofron Martial për mesfushorin e Barcelonës

Autori:Gazeta Fjala

martial

Manchester United është gati të bëjë një kompromis me Barcelonën.

Ata janë të gatshëm që shkëmbejnë kokë më kokë sulmuesin francez Anthony Martial me mesfushorin e katalanasve, Ivan Rakitic, shkruan ESPN.

Djajtë e kuq kanë dështuar që t’i japin një rol permanent Martial për shkak të Marcus Rashford dhe shpenzimeve të mëdha me Romelu Lukaku. Ai ka shikuar disa ndeshje nga banka rezervë dhe nuk e ka bindur Mourinhon që ta fus në lojë.

Portugezi ka shfaqur interesim për kroatin Rakitic, andaj llogaritet se shumë lehtë mund të ndodh një shkëmbim me Martial.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/united-ofron-martial-per-mesfushorin-e-barcelones/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala