United dështoi me Benzeman, prandaj nënshkroi me Owen

Autori:Gazeta Fjala

benzemma

Michael Owen ka treguar se Manchester United ka nënshkruar me të vetëm pasi kishin dështuar ta merrnin në klub Karim Benzeman nga Lyoni, njofton Goal.

“E falënderoj Benzeman pasi pa të unë kurrë s’do të isha lojtar i Mnachester United”, ka thënë anglezi për Canal+.

“Ferguson më pati thënë se do të nënshkruanin me mua, nëse nuk do ta merrnin Benzeman, dhe ashtu ndodhi”.

Owen kaloi tri vjet në Old Trafford, por gëzoi shumë pak sukses personal, duke shënuar vetëm pesë herë në 31 paraqitje.

Ndërsa Benzema ka arritur të shënojë 123 herë në 251 paraqitje në La Liga.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/united-deshtoi-me-benzeman-prandaj-nenshkroi-me-owen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala