UNICEF: Ndotja e ajrit dëmton trurin e fëmijëve

Autori:Gazeta Fjala

D5B31C7C-3B19-4DE0-A179-387418FF3D1E_w1023_r1_s-650x358

Shtatëmbëdhjetë milionë fëmijë nën moshën një vjeç thithin ajër toksik, që rrezikon zhvillimin e trurit të tyre, tha Agjencia për Fëmijë e Kombeve të Bashkuara – UNICEF.

Fëmijët në Afrikën e Jugut janë të prekur më së keqi; mbi 12 milionë jetojnë në zona ku ndotja është gjashtë herë më e lartë se nivelet e sigurta, thuhet në raportin e UNICEF-it.

Sipas të njëjtit, 4 milionë fëmijë janë po ashtu në rrezik në Azinë Lindore dhe në Paqësor.

UNICEF-i tha se se thithja e grimcave të ajrit të ndotur mund të dëmtojë indet e trurit dhe të pengojë zhvillimin.

“Derisa bota urbanizohet gjithnjë e më shumë, pa mbrojtje adekuate dhe pa masa për reduktimin e ndotjes, edhe më shumë fëmijë do të jenë në rrezik në vitet që do të vijnë”, tha UNICEF-i.

Agjencia bëri thirrje për përdorim më të madh të maskave të fytyrës dhe tha se fëmijët nuk duhet të udhëtojnë kur ndotja është në kulmin e saj.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/unicef-ndotja-e-ajrit-demton-trurin-e-femijeve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala