UNESCO fillon diskutimin për Kosovën

Autori:Zekirja Shabani

UNESCO-650x358

Shtetet pjesëmarrëse në Asamblenë e Përgjithshme të UNESCO-s momentalisht janë në pauzë, për të vazhduar mbledhjen në ora 11:30, kur pritet të fillojë dhe diskutimi për Kosovën.

Në selinë e UNESCO-s tashmë ndodhet edhe zëvendëskryeministri, Hashim Thaçi.

Ditë më parë zëvendëskryeministri Thaçi tha se qëndrimet e Serbisë në raport me anëtarësimin e Kosovës janë edhe kundër Rezolutës 1244; edhe kundër marrëveshjes së arritur në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve; edhe kundër frymës evropiane të asaj marrëveshje; edhe kundër fqinjësisë së mirë ndërmjet dy vendeve tona.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës së bashku me partnerët e saj ka lobuar pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë. Kosova ka aplikuar për anëtarësim në organizatën e Kombeve të Bashkuara UNESCO në muajin korrik të këtij viti.

“Sapo aplikuam për anëtarësi në UNESCO, agjencionin e OKB për arsim, shkencë dhe kulturë”, kishte thënë Thaçi.

“Ky veprim vjen pas një konsultimi me partnerë dhe pas 130 takimeve me delegacione të UNESCO-s që kemi zhvilluar vetëm këtë vit”, ishte shprehur Thaçi në korrik.

Organizata për Edukim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara është një agjenci e specializuar e Kombeve të Bashkuara e themeluar më 16 nëntor 1945.

Qëllimi i deklaruar i kësaj organizate është të kontribuojë për paqen dhe sigurinë, duke nxitur bashkëpunimin ndërkombëtare përmes arsimit, shkencës, dhe kulturës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/unesco-fillon-diskutimin-per-kosoven/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala