Ukraina i kërkon SHBA-së të kryejë një fluturim “të jashtëzakonshëm”

Autori:Zekirja Shabani

unnamed-1-15

Ushtria amerikane njoftoi sot se ka kryer një fluturim “të jashtëzakonshëm” mbi Ukrainën sipas Marrëveshjes Qiejt e Hapur, për të konfirmuar përkushtimin e saj ndaj këtij vendi pasi Rusia konfiskoi tre anije ukrainase.

“Sulmi i paprovokuar rus mbi anijet ukrainase në Detin e Zi afër ngushticës Kerçk është një përshkallëzim i rrezikshëm në modelin e të gjitha aktiviteteve provokuese dhe kërcënuese”, njoftoi Pentagoni, transmeton Reuters.

SHBA kërkon marrëdhënie më të mira me Rusinë, por kjo nuk mund të ndodhë ndërkohë që veprimet e paligjshme dhe destabilizuese vazhdojnë në Ukrainë dhe në zona të tjera, thuhet në deklaratë.

Pentagoni tha se forcat ajrore amerikane zhvilluan një fluturim të veçantë vëzhgimi mbi Ukrainën për të treguar solidaritet pas konfrontimit detar të Ukrainës me Rusinë.

Këto fluturime janë planifikuar paraprakisht, por marrëveshja lejon fluturime “të jashtëzakonshme” ose të paplanifikuara nëse dy anëtarë bien dakord.

Në këtë rast, Ukraina ka kërkuar një fluturim dhe SHBA ka rënë dakord ta zbatojnë atë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ukraina-i-kerkon-shba-se-te-kryeje-nje-fluturim-te-jashtezakonshem/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala