Uji përshpejton aktivitetin e trurit

Autori:Gazeta Fjala

uji

Konsumi i ujit është shumë i rëndësishëm për organizimin për një sërë arsyesh.

Ai është jetësor për zhvillimin e jetësës dhe për mirëfunksionimin e disa organeve, veçanërisht të veshkave.

Një studim i Universitetit të Londrës Lindore lidhi efektet pozitive të ujit edhe me një pjesë të trupit, ku ndikimi i tij nuk njihej më parë.

Sipas studiuesve, shuarja e etjes me një gotë ujë, në vend të një lëngu tjetër, e bën trurin që të punojë deri në 14% më shpejt.
Studimi universitar u realizua mbi 34 meshkuj dhe femra, të cilat pranuan që t’i nënshtroheshin një testimi disa-ditor.

Ata duhet të kryenin të njëjtat testime mendore, pas zgjimit dhe mëngjesit. Herëne parë, hanin një mëngjes të zakonshëm, me drithëra dhe qumësht, por pa e shoqëruar me ujë, ndërsa herën e dytë përsërisnin të njëjtin eksperiment duke konsumuar ujë pas ngrënies.

Skanimi i trurit, në zgjidhjen e ushtrimeve mendore, tregoi se në rastin e dytë, atëherë kur subjektet pinin ujë, truri shfaqte një rritje të ndjeshme të aktivitetit të tij, duke qenë në gjendje që të zgjidhte mesatarisht 14% më shpejt problemin e paraqitur./albeu.com/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/uji-pershpejton-aktivitetin-e-trurit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala