Uji në Shtime është i pijshëm

Autori:Gazeta Fjala

57301_uji-e-madhe

Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina nëpërmjet një komunikate lajmëron se uji në komunën e Shtimes mund të përdoret për pije.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në bashkëpunim me Departamentin e Kualitetit të Ujit në kuadër të KUR”Prishtina” sh.a., pas marrjes së mostrave të ujit dhe analizimit të tyre në laboratorin fiziko-kimik dhe bakteriologjik dy ditë radhazi , dalin me këtë rekomandim përfundimtar.

Deri sot në këtë komunë ishte thënë që uji që përdoret fillimisht të vlohet për shkaqe sigurie. Tash është çdo gjë në rregull sa i përket ujit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/uji-ne-shtime-eshte-i-pijshem/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala