Ujësjellësit dhe ngrohtoret

Autori:Gazeta Fjala

termokos-nes-euml-r-fillon-me-ngrohje_hd

Sa i përket mbulueshmërisë me rrjet në zonat ku shërbejnë KRU-të, 18.5% e popullsisë nuk ka qasje në ujësjellës, ndërsa 40% të tyre iu mungon qasja në kanalizim.

Duke marrë parasysh të gjitha aspektet e performancës së KRU-ve, performanca e tyre

ka pësuar rënie prej 1.1% dhe performon për 8 pikë përqindje më ulët krahasuar me potencialin.

Aspekti më negativ i vlerësimit të ujësjellësve rajonale është vlerësuar efiçenca e kostove.

Përkeqësim të gjendjes ka pasur edhe tek shërbimet e kanalizimit.

Në sektorin e ngrohjes, në bazë të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), ngrohtorja e Prishtinës në total ka arritur të realizojë vetëm 40% të prodhimit të planifikuar, ndërsa ajo e Gjakovës qëndron edhe më keq me 34.8% të realizimit.

Niveli i ulët i prodhimit reflekton edhe në përqindje të ulëta të furnizimit, me 37.5%

dhe 28.2%, respektivisht. Niveli i humbjeve në shpërndarje, pa shënuar ndonjë përmirësim nga

viti i kaluar, ka mbetur tek 17%, ndërsa shkalla e arkëtimit 46.46%. Humbjet në rrjet, inkasimi dhe efiçenca janë disa nga problemet kryesore në performancën e NP-ve.

 

Në aspektin financiar, katër nga KRU-të qendrore kanë vazhduar të operojnë me humbje financiare ku KRU Radoniqi prin me nivelin më të lartë të humbjeve prej afër 400 mijë euro.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/ujesjellesit-dhe-ngrohtoret/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala