UEFA konfirmon stadiumin ku do luhet sfida Angli-Kosovë

Autori:Gazeta Fjala

maxresdefault-1-852x460

Zyrtarizohet stadiumi ku Anglia do të presë Kosovën në eliminatoren e Europianit, që do të zhvillohet shtatorin e ardhshëm.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “St. Mary’s” të Southamptonit, të martën më 10 shtator. Kjo do të jetë ndeshja e parë e Anglisë me Kosovën, që kur kjo e fundit u anëtarësua në UEFA dhe FIFA më 2016.

Federata e Futbollit në Angli shkruan se “Kosova ka pasur një start madhështor në skenën ndërkombëtare, duke kryesuar grupin në Ligën e Kombeve pa asnjë humbje, për të siguruar play-off-in për “EURO 2020”.

Biletat për ndeshje do të dalin në shitje në Angli më 10 maj, me çmime nga 10 paundë për fëmijët në shoqërinë e prindërve për të vijuar me 25, 35, 45 dhe 55 paundë për sektorë të ndryshëm.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/uefa-konfirmon-stadiumin-ku-do-luhet-sfida-angli-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala