UEFA i jep notë negative stadiumit të Prishtinës

Autori:Gazeta Fjala

20161013082325749646

Në letrën prej dy faqeve të UEFA-s, të cilën e ka siguruar gazeta, janë paraqitur punët shtesë që duhet të kryhen gjatë renovimit, në mënyrë që stadiumi i Prishtinës të jetë i kategorisë së katërt për zhvillimin e ndeshjeve zyrtare ndërkombëtare, shkruan sot Koha Ditore.

UEFA ka dhënë shumë rekomandime që duhet të përfshihen në projekt. Projekti i prezantuar nga pala kosovare muajin e kaluar në zyrat e UEFA-s është quajtur i papranueshëm. Ndryshimet në projekt pritet të kushtojnë rreth një milion euro shtesë.

Projekti i dorëzuar në UEFA nga pala kosovare për renovimin e stadiumit të qytetit të Prishtinës, nuk i përmbush kriteret. Kështu shkruan në rekomandimet që UEFA ia ka dërguar Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), të mërkurën.

Në letrën prej dy faqeve të UEFA-s, të cilën e ka siguruar gazeta, janë paraqitur punët shtesë që duhet të kryhen gjatë renovimit, në mënyrë që stadiumi i Prishtinës të jetë i kategorisë së katërt për zhvillimin e ndeshjeve zyrtare ndërkombëtare.

UEFA ndër të tjera e ka quajtur “optimist dhe shumë të rrezikshëm” planin e palës kosovare që stadiumi të jetë i gatshëm në qershor.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/uefa-i-jep-note-negative-stadiumit-te-prishtines/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala