U takuan shefat e mbrojtjës nga SHBA, Franca dhe Britania e Madhe

Autori:Gazeta Fjala

shefat

Sot janë takuar shefat e mbrojtjes nga Shtetet e Bashkuara, Franca, Britania dhe katër vende të tjera. Ata u takuan në Paris për të shqyrtuar mënyra për të ndërtuar një luftë kundër Shtetit Islamik, duke përfshirë rritjen e numrit të zyrtarëve policorë dhe ushtrisë.

Muajin e kaluar Shteti Islamik u rrëzua nga forcat qeveritare të qytetit perëndimor të Irakut, Ramadi.

“Objektivi i sotëm është për të bërë fushatë kundër ISIS”, ka thënë Sekretari i Mbrojtjes së Britanisë së Madhe, Michael Fallon.

Kurse Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter tha se bisedimet, të cilat gjithashtu përfshijnë, Gjermaninë, Italinë, Australinë dhe Holandën, do të përqendrohen në atë se si për ta përshpejtojnë këtë fushatë. Këtu përfshihet edhe rritja e numrit të trajnerëve ushtarak dhe zyrtarëve policorë”, ka thënë Carter, raporton Reuters, transmeton Gazeta Express.

Franca ishte vendi i parë që u bashkua në sulmet ajrore të udhëhequra nga SHBA në Irak. Që nga sulmet në Paris nga militantët e Shtetit Islamik në nëntor të vitit të kaluar, Presidenti Francois Hollande ka shtuar operacionet ajrore franceze kundër Shtetit Islamik, duke përfshirë këtu edhe Sirinë.

“Kjo fushatë nuk është bërë vetëm për të shtuar forca ajrore, por edhe trajnerë ushtarak të forcave lokale për të rimarrë territorin kundër ISIS”, tha një zyrtar francez, raporton Reuters, transmeton Gazeta Express.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/u-takuan-shefat-e-mbrojtjes-nga-shba-franca-dhe-britania-e-madhe/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala