Turqia arreston dhjetëra militantë të ISIS-it

Autori:Gazeta Fjala

epa05709272 Turkish police stand guard while injured police are attended to after a shooting attack in front of the Gaziantep Police headquarters in Gaziantep, Turkey, 10 January 2017. At least one attacker was killed and one police wounded in the attack in front of the Gaziantep Police headquarters.  EPA/STRINGER

Agjencia shtetërore e lajmeve në Turqi tha se autoritetet atje kanë arrestuar dhjetë militantë të dyshuar të Shtetit Islamik, përfshirë një lider të dyshuar.

Anadolu tha të premten se të dyshuarit janë kapur në operacione në qytetin Kajseri, në pjesën qendrore, dhe në Gaziantep, pranë kufirit me Sirinë.

Guvernaori i Kajserit, Sulejman Kamci, tha se militanti i dyshuar i Shtetit Islamik, i njohur si “ministër i bujqësisë i grupit”, është kapur në këtë qytet, njofton Radio Europa e Lirë.

Anadolu e ka identifikuar atë si Tarik A., por nuk ka dhënë më shumë detaje.

Turqia ka pësuar disa sulme vdekjeprurëse, për të cilat e ka marrë përgjegjësinë Shteti Islamik.

Në natën e Vitit të Ri, vitin e kaluar, në një sulm të Shtetit Islamik në një klub nate në Stamboll janë vrarë 39 veta.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/turqia-arreston-dhjetera-militante-te-isis-it/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala