Turqia ankohet se kurdët ia vranë një ushtar gjatë armëpushimit

Autori:Gazeta Fjala

Turqia-4-600x360

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë njoftoi se, pavarësisht ndërprerjes së operacionit ushtarak gjatë kohës së armëpushimit pesëditor në Siri, një ushtar turk është vrarë dhe një tjetër është plagosur nga një sulm i forcave kurde.

Përmes një deklarate, kjo ministri tha se sulmi i kurdëve me predhë anti-tank dhe armë më dritë i zuri në befasi ushtarët turq gjatë një operacioni të vëzhgimit në qytetin Tel Abyad.

“Ndaj këtij sulmi është dhënë menjëherë kundërpërgjigje në vetëmbrojtje. Pavarësisht marrëveshjes për zonën e lirë me Shtetet e Bashkuara, i kemi shënuar 20 shkelje të saj nga ana e terroristëve të YPG-së”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes.

Megjithatë, forcat kurde u ankuan të premten se Turqia në të vërtetë e ka shkelur armëpushimin pesëditor duke i bombarduar zonat e banuara nga civilët në pjesën verilindore të Sirisë.

Një zyrtar i lartë turk i mohoi këto akuza të shtunën, duke thënë se ato janë përpjekje për ta sabotuar marrëveshjen mes Ankarasë dhe Uashingtonit.

Ndryshe, presidenti turk, Rexhep Erdogan, paralajmëroi të shtunën se ofensiva ushtarake do të vazhdojë dhe se Turqia do t’ua shtyp kokat kurdëve, nëse marrëveshja për tërheqje nga zona kufitare nuk zbatohet plotësisht, shkruan “Reuters”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/turqia-ankohet-se-kurdet-ia-vrane-nje-ushtar-gjate-armepushimit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala