Turistes i vjedhin portofolin në Sarandë, ajo ka një mesazh të rëndësishëm për hajdutin

Autori:Gazeta Fjala

saranda pushim vera

Një qytetare së cilës i është vjedhur portofoli brenda të cilit kishte dokumente me rëndësi njofton se është e gatshme të falë të gjitha paratë që kishte brenda tij, vetëm të ketë sërish dokumentet në duart e saj.

“Saranda Web” shkruan se portofoli ka humbur sot pranë plazhit të Centralit. Brenda tij ka pasur dokumente, leje qëndrimi rumune, patente, karte identiteti, 2 karta banke, dokumente shkolle dhe një shumë prej 350 mijë lekësh.

Këto të fundit ajo ka thënë se kushdo që e ka gjetur portofolin, ti mbaje, vetëm të ktheje dokumentet e tjera.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/turistes-i-vjedhin-portofolin-ne-sarande-ajo-ka-nje-mesazh-te-rendesishem-per-hajdutin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala