Tuna sërish në pushime, vë në pah figurën trupore në imazhet e reja

Autori:Gazeta Fjala

tunasejdi_66217666_2425811750790889_5070597925001225226_n-e1567421251935-780x439 (1)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Tuna Sejdi, është duke i shijuar disa ditë të mira pushimi pas angazhimeve të shumta që kishte këtë verë. 

Biondja, e cila në fillim të muajit korrik ishte në pushime me djalin në Turqi, këtë herë ajo është e shoqëruar nga një mike e saj.

Duke qenë se është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, 34-vjeçarja ka publikuar një sërë imazhesh atraktive.

Teksa në njërën prej fotografive e publikon pamjen e mahnitshme, në të tjerat Tuna ka vënë në pah fizikun joshës, linjat e së cilës janë për t’u pasur zili.

Përveç albumit “Fortuna”, bukuroshja javë më parë lansoi këngën e re të titulluar “Nuk ma do zemra”, projekt ky që u mirëprit nga publiku.

Gjithashtu, artistja Sejdi u kthye me koncerte e mbrëmje të ndryshme muzikore pas një kohe të gjatë.

Tuna Sejdi/Foto: Instagram

Tuna Sejdi/Foto: Instagram

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/tuna-serish-ne-pushime-ve-ne-pah-figuren-trupore-ne-imazhet-e-reja/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala