Trusti arrin vlerë rekorde në kthim të investimeve

Autori:Gazeta Fjala

Ndertesa-TRUSTI-foto-Ridvan-Slivova-01

Vlera në kthim e investimeve të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës ka arritur vlera rekorde në periudhën janar-shtator 2017.

Deri në shtator 2017, fondet realizuan kthim në investime prej 66.8 milionë euro, për dallim nga kthimi prej 56.2 milionë euro në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

“Në këtë periudhë, FKPK realizoi kthim pozitiv në investime prej 66.4 milionë euro, ndërsa FSKP prej 349.4 mijë euro. Përmirësimi i ndjeshëm i tregueseve kryesorë ekonomikë në SHBA, Evropë dhe Azi, stimuluan rriten e fitimeve për tregun global të aksioneve, gjë e cila u reflektua edhe në investimet e jashtme të fondit”, thuhet në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës. /Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/trusti-arrin-vlere-rekorde-ne-kthim-te-investimeve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala