Trump-votuesve afro-amerikanë: Çfarë dreqin do të humbni?

Autori:Gazeta Fjala

donald

Donald Trump u është drejtuar votuesve afro-amerikanë, teksa gjatë një audience në Michigan tha se sot votuesit me ngjyrë në SHBA jetojnë në varfëri ekstreme. Ai premtoi për ta, atë çka demokratët dështuan t’ja siguronin, ligj për mbrojtjen e tyre dhe mundësi punësimi.

“Në qoftë se ju vazhdoni të votoni për të njëjtët njerëz, do të vazhdoni të merrni po të njëjtat rezultate. Ju jetoni në varfëri, keni shkolla të këqija, nuk keni punë, 58% e të rinjve tuaj janë të papunë. Çfarë dreqin keni për të humbur? Hillary Clinton do zgjidhte më shumë t’i siguronte një vend pune emigrantëve sesa të rinjve amerikanë me ngjyrë. Jeni bërë si emigrantë në shtëpinë tuaj”, shprehet  Trump.

Zonja Clinton reagoi menjëherë për këto deklarata të rivalit të saj, duke i cilësuar ato aq injorante sa arrin deri në absurditet.

Donald Trump ka parashikuar se do të sigurojë 95% të votave nga afro-amerikanët dhe se do të garojë për një mandat të dytë në 2020-ën. Barack Obama, presidenti më popullor në histori edhe për afrikano-amerikanët, fitoi 93% të votës së tyre në vitin 2012. Parashikimet dhe entuziazmi i Trump janë ndjeshëm larg realitetit të sondazheve, të cilat thonë se vetëm 2% e votuesve me ngjyrë do të votonin për të./ TCh/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/trump-votuesve-afro-amerikane-cfare-dreqin-do-te-humbni/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala