Trump shqyrton licencën për televizionin NBC

Autori:Gazeta Fjala

dtrump_1485802153-8896214

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, hapi mundësinë e shqyrtimit të licencës mediatike për televizionin NBC News dhe rrjete të tjera, për shkak të raporteve, sipas tij, të pafavorshme.

NBC ka raportuar se presidenti Trump dëshiron të rrisë arsenalin bërthamor të Amerikës për gati dhjetë herë.

Trump, përmes një postimi në Twitter, tha se ky është “lajm i rremë” dhe “trillim i pastër”.

NBC ka zemëruar Shtëpinë e Bardhë edhe javën e kaluar, kur ka thënë se sekretari i Shtetit e ka quajtur presidentin “idiot”.

Duke folur më pas për gazetarët, Trump tha se nuk e ka ndërmend të rrisë arsenalin bërthamor.

Ngjashëm pohoi edhe sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/trump-shqyrton-licencen-per-televizionin-nbc/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala