Trump ofendon emigrantët; Reagime të forta nga OKB për racizëm

Autori:Gazeta Fjala

Trump-UE

Kombet e Bashkuara reaguan të indinjuara ndaj komenteve ofenduese të Donald Trump për emigrantët, duke i cilësuar fjalët pa doreza të shefit të Shtëpisë së Bardhë si “shokuese, të turpshme dhe raciste”.

Përse duhet të na vijnë këtu gjithë këta njerëz nga vende-gjiriz, raportohet të ketë thënë ai gjatë një shpërthimi nervash në zyrën ovale kur po diskutohej marrëveshja e emigracionit me një grup ligjvënësish të pranishëm.

Presidenti amerikan duket se i referohej Haitit, El Salvadorit dhe vendeve afrikane.

Deklarata e tij ngjalli debate në mbarë botën, por ndërsa Shtëpia e Bardhë më herët nuk bëri asnjë përpjekje për ta mohuar, vetë kreu i saj iu drejtua si përherë Twitter-it duke këmbëngulur se nuk ka përdorur saktësisht atë fjalë.

“Unë u reagova vërtet i ashpër,- thotë ai, – por nuk përdora këtë gjuhë”. Në media u tha se pohimi i Trumpit mund të përkthehej afërsisht si “vende të pista dhe të varfra” dhe se ideja e tij ishte që Shtetet e Bashkuara të lejojnë më shumë njerëz nga shtete të tilla si Norvegjia, me kryeministren e të cilës u takua të mërkurën.

Shtëpia e Bardhë ka lëshuar një deklaratë ku thuhet se presidenti do të pranojë vetëm një marrëveshje emigracioni që “trajton si duhet sistemin e lotarisë së vizave dhe emigracionin zinxhir” – dy programe dëmtuese, sipas saj, për ekonominë amerikane dhe që lejojnë për më tepër hyrjen e terroristëve në vend.

Emigracioni zinxhir është një term i përdorur nga kritikët për të përshkruar sistemin që i lejon individëve sponsorizimin e të afërmve me qëllimin t’i tërheqin në Shtetet e Bashkuara./TCh/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/trump-ofendon-emigrantet-reagime-te-forta-nga-okb-per-racizem/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala