Trump mohon të ketë përdorë fjalën “m*t” në takimin për imigrim

Autori:Gazeta Fjala

trump

Presidenti amerikan Donald Trump ka mohuar të ketë përdorë fjalë të ndyta për shtetet Haiti, El Salvador dhe vendet afrikane.

Sipas disa raportimeve Trump i ka quajtur këto shtete “m*t” gjatë një takimi në Zyrën Ovale.

Kjo nxiti reagime nga gjithë bota, ku ndër të tjera zyrtarë të OKB-së i kanë quajtur këto thënie raciste dhe kanë thënë që kanë hapur derën për anën më të keqe të njerëzimit.

Mirëpo Trump përmes një postimi në Twitter ka thënë që kjo nuk ishte gjuha që ka përdorë gjatë takimin për imigrimin.

Ai ka thënë që gjuha që kishte përdorë ishte e ashpër mirepo jo ajo për të cilën është raportuar.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/trump-mohon-te-kete-perdore-fjalen-mt-ne-takimin-per-imigrim/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala