Tronditet Reali/ Dëmtohet mbrojtësi, nuk luan dy klasiket me Barçën

Autori:Gazeta Fjala

auto_jesus-vallejo_rreg1502481705

Mbrojtësi i ri i Real Madridit, Jesus Vallejo, do të mungojë së paku dy javë. Lojtari ka pësuar një zgjatje muskulore në këmbën e majtë dhe nuk do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës.

“Pas testeve të kryera në Sanitas La Moraleja University Hospita, Jesus Vallejo është diagnostikuar një zgjatje muskulore në këmbën e majtë”, shkruhej në njoftimin e klubit madrilen.

Sipas Express, ky dëmtim do ta lërë jashtë fushave së paku 14 ditë dhe do të humbasë edhe fillimin e sezonit në La Liga.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/tronditet-reali-demtohet-mbrojtesi-nuk-luan-dy-klasiket-me-barcen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala