Trondisin shkencëtarët, ja çfarë e pret tokën në 2018

Autori:Gazeta Fjala

tokkk

Një kërkim i ri del në përfundimin se viti 2018 mund të jetë viti i tërmeteve të mëdhaja. Shkaku për këtë mendohet të jetë ngadalësimi i Tokës. Një analizë e tyre çoi në përfundimin se gjatë 100 viteve të fundit, ngadalësimi i Tokës përkoi çuditërisht me periudha gjatë të cilave ka pasur një rritje të përgjithshme në numrin e tërmeteve të madhësisë 7 ballë, ose më të fortë. Në qoftë se hipoteza është e saktë do të ndodhë së shpejti, sepse prej 4 vjetësh, Toka është në një periudhë të ngadalësimit të rrotullimit të saj Toka, që kur ka lindur, kurrë nuk e ka ndërprerë rrotullimin rreth vetes. Por, ndonjëherë ajo e ngadalëson shpejtësinë, pastaj e rrit përsëri.

Për dekada, shkencëtarët kanë zbuluar këto luhatje të vogla. Flasim për ngadalësime millisekondëshe, të pandjeshme dhe pa asnjë pasojë në jetën tonë të përditshme. Por në qoftë se për shkencëtarët, këto ndryshime nuk dukes se kishin pasoja në gjeologjinë e Tokës, tani nuk është më kështu. Në ditët e fundit, gjatë takimit vjetor të Shoqërisë Gjeologjike të Amerikës, që u mbajt në Seattle, dy gjeofizikantë kanë treguar se këto ndryshime të vogla mund të jenë të mjaftueshme për të ndikuar në numrin e tërmeteve të mëdha, që ndodhin në sipërfaqen e Tokës. Kjo mund të ndihmojë për të bërë parashikime afatgjata.

Një analizë e tyre çoi në përfundimin se gjatë 100 viteve të fundit, ngadalësimi i Tokës përkoi çuditërisht me periudha gjatë të cilave ka pasur një rritje të përgjithshme në numrin e tërmeteve të madhësisë 7 ballë, ose më të fortë. Roger Bilham i Universitetit të Kolorados dhe bashkëautor i studimit shpjegon: “Në përgjithësi ky fenomen çon në një rritje prej 2 deri në 5 tërmete në krahasim me mesataren. Rritja e tërmeteve zgjat rreth 5 vjet pas ngadalësimit. Kjo është e rëndësishme në fushën e parashikimit të ndikimeve afatgjata”.

Shumica e sizmologëve pajtohen se parashikimi i tërmeteve është një “fushë e minuar”. Deri tani, asnjë mënyrë e vetme nuk ka bërë të mundur parashikimin me saktësi, se ku dhe kur mund të ndodhë një tërmet i fortë, por rezultati i Bilhamit nuk mund të shpërfillet. Sipas Peter Molnar, një gjeolog në Universitetin e Kolorados, i cili nuk është në mesin e autorëve të studimit, korrelacioni gjetur është i rëndësishëm dhe për këtë arsye meriton studim të mëtejshëm.

Në punimin e botuar në “Geophysical Research Letters”, studiuesit tregojnë se tërmetet më të dhunshme duket se grumbullohen me kalimin e kohës, megjithëse jo në hapësirë. Duket gjithashtu se numri i tërmeteve të mëdha ka një kulm në intervale 32-vjeçare. Duket pothuajse sikur lëkundjet ndodhin për shkak të një force të jashtme që shtyn litosferën e tokës (domethënë, pjesa e jashtme e Tokës, e përbërë nga korja dhe manteli i ngurtë) për të lëvizur aty ku janë çarjet e mëdha. Shkaqet? Sipas gjeofizikantëve, shihet qartë se kur ndryshon gjatësia e ditës, fusha magnetike e tokës ndryshon.

Dhe duke qenë se kjo e fundit është është e lidhur me lëvizjen e hekurit të shkrirë që gjendet në bërthamën e jashtme të Tokës, do të thotë se variacionet e lëvizjes së kësaj të fundit, mund të ndikojë në mantelin që e mbështjell, dhe kjo gjë, nga ana e saj, në zhvendosjet e përgjithshme në litosferë. Sizmologët kurrë nuk kanë menduar se bërthama e planetit, e ndodhur në thellësi 2,900 km, mund të ketë pasoja mbi litosferën, por kjo ide mund të rishikohet. Pyetja që lind është: “Kur do të jetë piku i ardhshëm i tërmeteve?” James Dolan, një gjeolog në Universitetin e Kalifornisë Jugore në Los Angeles shpjegon: “Në qoftë se hipoteza është e saktë do të ndodhë së shpejti, sepse prej 4 vjetësh, Toka është në një periudhë të ngadalësimit të rrotullimit të saj. Pra, sipas statistikave, nuk duhet të përjashtohet që nga viti i ardhshëm planeti ynë mund të vuajë 5 tërmete të mëdha, që tejkalojnë mesataren vjetore prej 18 tërmetesh”. Nëse kjo ndodh me të vërtetë, do të jetë një hap shumë i rëndësishëm përpara në parashikimin e tërmeteve afatgjata./Syri.net/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/trondisin-shkencetaret-ja-cfare-e-pret-token-ne-2018/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala