Tri pyetjet të cilave iu frikësohen punëkërkuesit

Autori:Gazeta Fjala

interviste-850x567

Intervistat janë të frikshme për të gjithë. Në fund të fundit, një gabim i vogël mund të pengojë mundësinë tuaj për ta fituar atë pozicion pune.

Ne hyjmë me përgjigjet tona në kokë, të përsëritura disa herë, për çdo gjë që mendojmë se intervistuesi mund të kërkojë. Por sigurisht, nuk mund të jemi të përgatitur për gjithçka dhe ka disa pyetje që janë më të këqija se të tjerat.

Një sondazh i kryer nga faqja e internetit Totaljobs pyeti 6,000 njerëz që ishin në kërkim të një pune. Në fund të sondazhit, këto tri pyetje u vlerësuan si ato “më të frikshmet”.

1. Përse duhet të të punësoj?

Kjo është një pyetje e vështirë për t’u përgjigjur, sepse ju mendoni se arsyet janë bërë të qarta gjatë intervistës. Faqja e internetit të karrierës Monster ju këshillon të mendoni për veten si një produkt kur kjo pyetje iu bëhet dhe përpiquni të shisni veten.

Nuk është koha për të folur për atë që ju dëshironi, si puna apo paratë. Në vend të kësaj, trego çfarë mund të bësh ti për kompaninë. Për shembull, nëse kompania po kërkon dikë që të drejtojë një ekip, trego se çfarë aftësish zotëroni për t’a realizuar këtë detyrë në mënyrë efektive.

2. Më fol pak për veten

Çfarë pyetje prestigjioze dhe e paqartë. Nga t’ia filloni? Hobi juaj? Ku u rritët?

Për fat të keq, kjo shpesh përdoret si një pyetje për të thyer akullin, kështu që ju më mirë të jeni të përgatitur për t’u përgjigjur menjëherë. Gjëja më e mirë që mund të bëni është të përqendroheni dhe të mendoni për atë që dëshironi që intervista të mbahet mend kur të largoheni.

Filloni me përvojat tuaja dhe me suksesin e arritur, pastaj kaloni te aftësitë, pikat e forta dhe kompetencat tuaja.

3. Cila është dobësia jote më e madhe?

Të gjithë e urrejmë këtë pyetje, sepse duket se nuk ka asnjë përgjigje të mirë për të. Çdo intervistues kërkon të dëgjoj përgjigjet klishe të tipit “Unë jam një perfeksionist” ose “Unë gjithmonë zgjohem herët!” dhe sigurisht, ju nuk duhet të jeni shumë i sinqertë, duke thënë për shembull që gjithmonë shkoni vonë në takime.

Sipas TargetJobs, kjo në të vërtetë mund të jetë një mundësi e mirë për të treguar se ju jeni personi i duhur për këtë punë. Ju duhet të mendoni me të vërtetë për disa nga mangësitë tuaja në të kaluarën dhe të bëni një ndryshim pozitiv. Për shembull, edhe pse keni hasur një problem, ju keni luftuar për ta zgjidhur atë, siç për shembull të flesh herët në darkë për të mos humbur punën ose praktikimi i të folurës në publik.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/tri-pyetjet-te-cilave-iu-frikesohen-punekerkuesit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala