Tri aksidente në Mitrovicë, lëndohen 13 persona

Autori:Gazeta Fjala

14457667651444738587aksident-1_1470134158-4984400

Në rajonin e Mitrovicës raportohet të kenë ndodhur gjatë ditës së djeshme tri aksidente komunikacioni me 13 persona të lënduar.

Rasti i parë, sipas Policisë së Kosovës, ka ndodhur në fshatin Polac të Skenderajt në orën 15:10.

“Ngasësi mashkull K/Shqiptar gjersa ishte duke drejtuar veturën e tij, ka humbur kontrollin mbi automjetin, me ç’rast ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur. Si pasojë, ngasësi dhe tre pasagjerë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”, njofton Policia e Kosovës.

Aksidenti tjetër ka ndodhur dje në fshatin Magjunaj të Vushtrrisë, në orën 16:35.

“Raportohet për dy vetura civile të involvuara në aksident trafiku. Lëndime trupore kanë pësuar katër meshkuj K/Shqiptarë të cilët janë dërguar në tretman mjekësor. Raportohet për dëme materiale të konsiderueshme të shkaktuara në të dy veturat”, thekson Policia.

Ndërkaq, në rrugën e “Ulqinit”, në Mitrovicë dje në orët e vona (21:50), është raportuar për një aksident trafiku ku janë përfshi një veturë civile dhe një motoçikletë .

Lëndime trupore, sipas PK-së, kanë pësuar vozitësi i motoçikletës, mashkull shqiptar i Kosovës, , pasagjeri i motoçikletës , po ashtu mashkull shqiptar i Kosovës dhe katër pasagjerë të veturës, dy meshkuj dhe dy femra, shtetas të Kosovës.

“Të lënduarve ju është ofruar ndihma mjekësore. Raportohet për dëme materiale të konsiderueshme të shkaktuara në të dy mjetet”, theksoi Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh./express/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/tri-aksidente-ne-mitrovice-lendohen-13-persona/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala