Trepça në pritje të bordit

Autori:Gazeta Fjala

trepca-licenca-640x380

Kur janë bërë më shumë se dy muaj nga formimi i Qeverisë së Kosovës, ndërmarrja Trepça ende është duke pritur shpalljen e një konkursi që do ti hapte rrugë formimit të bordit të kësaj ndërmarrje.

Ndonëse ka pasur disa takime me drejtuesit e Qeverisë, drejtori i Trepçës Ahmet Tmava ka thënë për Gazetën Fjala se përkundër premtimeve ende nuk ka asgjë konkrete rreth konstituimit të bordit të ndërmarrjes.

“Nuk ka diçka konkrete. Na kanë thënë që do të shpallet shumë shpejt konkursi, por deri sot asgjë nuk ka”, ka thënë Tmava.

Ndryshe, pa konstituimin e Bordit, menaxhmenti i Trepçës nuk mund ta marr asnjë vendim strategjik për të ardhmen e ndërmarrjes. Formimi i Bordit del edhe si kërkesë nga Ligji për Trepçën i miratuar vitin e kaluar nga Qeveria Mustafa. /Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/trepca-ne-pritje-te-bordit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala