Tregu i Shqipërisë më i mirë se i Kosovës

Autori:Zekirja Shabani

The EBRD's 2011 Annual Meeting in Astana, Kazakhstan, 20-21 May 2011

Zyra Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Tiranë, prezantoi  të martën raportin vjetor mbi “Tranzicionin 2014”, i cili e rendit Shqipërinë në krye të rajonit për sa i përket reforma të ndërmarra nga qeveria dhe liberalzimit të tregut.

Shqipëria, siç raporton atsh, merr pikën maksimale 4+ (vlerësimi nga 1 deri 4+) për shkallën e privatizimit të ndërmarrjeve të mëdha dhe të vogla, duke qenë më mirë se Serbia, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina dhe duke u barazuar në nivel me Bullgarinë dhe Rumaninë, thuhet në raportin e BERZH, i cili ndër të tjera evidenton pozitivisht ecurinë në drejtim të konkurrencës, tregut të punës, dhe zhvillimit të koorporatave.

Raporti i Tranzicionit 2014, është një raport vjetor që përgatitet nga BERZH në lidhje me progresin e reformave dhe zhvillimet ekonomike të 35 shteteve ku operon kjo Bankë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/tregu-i-shqiperise-me-i-mire-se-i-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala