Tregu do të vrasë naftën përpara se ta bëjë qeveria

Autori:Gazeta Fjala

Nafta1

Britania e Madhe po planifikon të ndalojë shitjen e automjeteve, të cilat përdorin gaz apo benzinë, në vitin 2040, por shumica e automjeteve të shitura deri atëherë me shumë mundësi do të jenë elektrike.

Qeveritë europiane po e bëjnë të madhe, duke premtuar “sulme” ndaj veturave tradicionale, me qëllim pastrimin e ajrit të ndotur nëpër qytete. Goditja më e fundit erdhi të mërkurën nga Britania, e cila tha se do të ndalojë të gjitha shitjet e mjeteve që funksionojnë me gasolinë apo naftë, para vitit 2040.

Këto plane nuk janë dhe aq ambicioze sa duken. Konsumatorët, prodhuesit e makinave, madje dhe disa prej kompanive të vajit, po përgatiten për një të ardhme të ushqyer nga bateria.

Plani i qeverisë britanike për të trajtuar nivelet rekord të ndotjes së ajrit, u bë i ditur dy javë pasi presidenti francez, Emmanuel Macron, komunikoi një plan të ngjashëm për uljen e smogut dhe e ktheu Francën në një komb me nivele neutrale karboni.

Edhe pse objektivat do të përçojnë një sinjal për llojin e automjeteve që prodhuesit europianë të makinave duhet të prodhojnë në çerekshekullin e ardhshëm, ka shumë gjasa që të konfirmojnë gjithashtu se kompani si Nissan Motor Co., Volvo Car Group dhe BMW AG janë në rrugën e duhur.

“Industria po fillon të punojë me fuqi maksimale në zhvillimin e teknologjive më ekologjike”, – tha Moody’s Investor Service, në një deklaratë për planet e Britanisë.

Kompanitë e automjeteve thonë se janë gati për një ndryshim fondamental. “Ne e shohim elektrifikimin si diçka absolutisht të rëndësishme për strategjinë tonë të ardhshme”, tha zëdhënësi i BMW, Graham Biggs, në një intervistë telefonike.

Tregu i makinave në Europë do të pësojë ndryshime të paprecedenta në dy dekadat e ardhshme, të nxitura nga ekonomia, si dhe nga politika e qeverisë. Sipas Bloomberg New Energy Finance, rënia e shpejtë e kostove të baterive do t’i bëjnë automjetet elektrike me zero-çlirim aq të përballueshme sa dhe makinat me motor me djegie të brendshme brenda 10 viteve të ardhshme.

Në Britani, makinat me karikim përbëjnë vetëm rreth 1 për qind të të gjitha shitjeve të automjeteve në vend. Por kjo do të arrijë gati 80 për qind deri në vitin 2040, sipas studiuesit me bazë në Londër. Në Francë gjithashtu, më shumë se 70 për qind e makinave të reja të shitura do të vijë me një prizë, madje edhe pa objektivat e reja të Macron, tha studiuesi.

“Duke pasur parasysh shkallën e përmirësimit të teknologjisë së baterive dhe të automjeteve elektrike gjatë 10 viteve të fundit, deri në 2040 automjetet e individëve me motorë me djegie të vogël mund të zhduken pa asnjë ndërhyrje qeveritare”, tha Alastair Lewis në një email, profesor në Qendrën Kombëtare për Shkencën Atmosferike në Universitetin e York.

 

monitor 792.indd

 

Kalimi tek automjetet elektrike do të përmbysë tregjet e naftës dhe stacionet e gazit do t’i hapin rrugë vendosjes së njësive për karikim. Pikat e karburanteve në Britani po mbyllen me një ritëm prej rreth 100 në vit, sipas konsulentit të energjisë Wood Mackenzie.

“Nëse prodhuesit e automobilave do ta arrijnë këtë, atëherë kërkesa për naftë do të kulmojë dhe më pas do të bjerë shpejt”, tha Alan Gelder, zv.president i Wood Mackenzie, i sektorit të përpunimit dhe produkteve kimike, në një email. “Kjo do të ketë ndikim masiv në sektorin e përpunimit dhe në tregjet e naftës”.

Royal Dutch Shell Plc, PB Plc dhe Total SA vënë bast se kërkesa për gazin natyror do të rritet, ndërsa bota do të kalojë në lëndë djegëse – me djegie të pastër. Energjia elektrike e nevojshme për makinat me bateri mund të gjenerohet duke djegur gazin natyror, thonë kompanitë.

Shell ka thënë se kërkesa e naftës mund të zgjasë deri në 15 vjet, ndërsa BP parashikon që kjo mund të ndodhë në vitet 2040. Ndërkohë, kërkesa për gazin natyror do të vazhdojë të rritet për vite, thonë ata.

Total ka investuar në një kompani për bateri dhe Shell kërkon më shumë prodhim të erës dhe hidrogjenit në portofolin e saj. Megjithatë, investimet janë të vogla krahasuar me naftën dhe gazin tradicional.
Infrastruktura e re – siç janë stacionet e karikimit të makinave elektrike – do të nevojitet përpara se makinat e benzinës dhe naftës të mund të hiqen krejtësisht nga rrugët.

“Marrja e 70 e ca për qind deri në 100 për qind është një lojë tjetër me top”, tha Albert Cheung, analist në Bloomberg New Energy Finance.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/tregu-do-te-vrase-naften-perpara-se-ta-beje-qeveria/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala