Tregjet e Rusisë në kaos

Autori:Gazeta Fjala

bursa-ekonomia-tregje-765x383

Tregjet e kapitalit në Rusi kanë pësuar rënien më të madhe në më shumë se 2 vite,  ndërsa rubla pati performancën më të dobët te valutat e tregjeve në zhvillim, prej vendosjes së sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara ndaj oligarkëve rusë javën e kaluar.  Indeksi i titujve të kapitalit në Rusi (MOEX) ra me 3.8% në fillim të kësaj jave, që është rënia më e madhe që prej Janarit 2016.

Rubla ra me 1%  në 58.7 kundër dollarit, ndërsa yieldi i titujve 10-vjeçar në vend u rrit në 7.11%.   Valuta dhe aksionet u vendosën nën presion ndërkohë që SHBA vendosi sanksione për Rusinë për ndërhyrjet në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës, duke shënjestruar kompani, aleatë të putin dhe miliarderët rusë. Sipas analistëve, kjo “njollë” pritet të reduktojë në afat-gjatë potencialin ekonomik të Rusisë dhe mundësinë e integrimit në ekonominë globale.

Sipas indeksit të miliarderëve të Bloomberg, pasuria e Oleg Deripaska, një nga 7 manjatët e shënjestruar gjatë javës që kaloi,  ra me 1.1 miliardë dollarë brenda ditës së lajmërimit të sanksioneve.   Lëvizja e presidentit Donald Trump vjen pas disa veprimesh  të ngjashme nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet aleate për sulmin ndaj spiunit rus në Britani./SCAN  

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://gazetafjala.com/tregjet-e-rusise-ne-kaos/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala